‘Besoj se 3 mbrojtësit më të mirë në botë janë Sergio Ramos, Van Dijk dhe Koulibaly. Të tre janë shumë fizikë, por në të njëjtën kohë janë inteligjentë në fushën e lojës’. Nuk ka dyshume Erling Haaland që duke folur për mediat norvegjeze ngriti në qiell dy monstra të mbrojtjes si Ramos dhe Van Dijk si dhe atë në Napolit që ka shumë admirues në Evropë.
Koulibaly ishte disa herë shumë pranë largimit nga Napoli, por ofertat që mori presidenti De Laurentiis nuk e kënaqën atë. Për Koulibaly u shfaqën Manchester City dhe Paris Saint Germaini dhe cmimi i vendosur për të ishte 70 milionë Euro, një vlerë e lartë kjo për një mbrojtës. Por cilësitë padyshim që nuk janë në diskutim. Për momentin, Koulibaly nuk është i destinuar të largohet, të paktën përsa i përket merkatos së janarit, për këtë do të flitet në muajt e verës.
Sfidanti.al