Konte fluturon në lartësitë e Trapatonit, por Interi ende nuk bind!

Jo se nuk po arrin rezultate, por duket se ndryshe nga sezoni 1988-1989, zikaltërit nuk duket se do ta kenë të lehtë. Nëse në kohën e Xhovani Trapatonit, Interi la 11 pikë prapa Napolin e Maradonës, dhe edhe më pas Milanin e holandezëve e Juventusin, këtë herë Milani i Piolit dhe i Ibrës nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë. Përkundrazi, kuqezinjtë janë në vend të parë me 34 pikë ndaj 33 të ekipit të Kontes. Interi ka 10 fitore, 3 barazime e 1 humbje, dhe janë të gjitha mundësitë për të përsëritur bilancin 26 fitore, 6 barazime e 2 humbje, por nuk dihet nëse kjo do të sigurojë titullin. Gjithsesi, nuk është pak që puna e Kontes po krahasohet me atë të një legjende si Trapatoni që me Interin e asaj kohe vendosi rekorde.

Sfidanti.al