Viti 2020 ishte padyshim edhe viti i betejës kundër racizmit. Britma ‘black lives matter’ që shpërtheu në një pjesë të mirë të planetit pati meritën që të bëjë sensibilizimin në lidhje me cështjen e diskriminimit racial dhe jo vetëm. Por është ende shumë pak. Ai që thotë këtë me bindje është Kevin prince Boateng që në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’ përshkruan situatën
‘Asnjë i bardhë nuk më ka thënë se dëshiron të më mbështesë në këtë betejë kundër racizmit-tha Boateng-shumë ngurrojnë nga frika, të tjerë sepse mendojnë se është më avantazhuese që të mos shprehen për një cështje që nuk u takon. Janë të bardhët që komandojnë; nëse ata ngrenë zërin, do të dëgjohemi më shumë. Të rinjtë dhe futbolli modern? Kur isha te Tottenham do të duhet të pastroja këpucët e veteranëve në dhomat e zhveshjes. Kurse tani të rinjtë as që e bëjnë këtë, mendojnë për Mercedesin dhe playstation. Erdha te Milan si një djalë rruge i mësuar me kebab, vetëm më vonë nisa të haja sushiu. Ditën që nuk do të kem më pasion për këtë sport do të tërhiqem, nuk dua t’I vjedh vendin atij që e ëndërron ende’.
Sfidanti.al