Guardiola polemizues: Pandemia na solli në situatë ekstreme, por Anglisë dhe Federatës u pëlqen, kështu që…

Pep Guardiola nuk ka kohë t’i gëzohet suksesit në ditën e Boxing Day të Premier League kjo sepse në harkun e vetëm pak orëve, skuadrës së tij do t’i duhet të zbresë sërish në fushën e lojës për ndeshjen me Evertonit. Është ky një kalendar shumë i ngjeshur për skuadrat angleze që ka shkaktuar jo pak polemika.

Në fund të ndeshjes me Newcastle, trajneri i Citizens përfitoi nga rasti për të shfaqur pakënaqësinë e tij ndaj zgjedhjeve të Federatës Angleze të Futbollit me trajnerin katalanas që nuk ngurroi të thumbojë institucionin më të lartë të futbollit në vend.

‘Pandemia na solli në këtë situatë ekstreme, por i pëlqen Anglisë dhe Federatës kështu që e pranojmë-tha jo pa ironi, Pep Guardiola.

Sfidanti.al