Ashtu sic ndodh cdo vit, e përditshmja prestigjioze britanike ‘The Guardian’ përzgjodhi 100 lojtarët më të mirë. Në listën e vitit 2020, podiumin e plotësuan 3 finalistët e cmimit ‘FIFA the Best’, ku padyshim ai që triumfoi ishte pikërisht Robert Lewandowski i cili ndryshe nga sa ndodhi në cmimet e FIFA, la në vendin e dytë Lionel Messin, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua Cristiano Ronaldo që ishte i dyti në cmimet ‘The Best’
Klasifikimi vijon me dy futbollistë që janë në Premier League, Kevin De Bruyne i Manchester City dhe Sadio Mane i Liverpoolit. Vetëm vendi i gjashtë për talentin e Borussia Dortmund, Erling Haaland ndërkohë që Paris Saint Germain ka 2 përfaqësues në Top 10 të lojtarëve më të mirë të ‘The Guardian’, Kylian Mbappe në vendin e 7 dhe Neymar në të 9. Liverpool ka edhe 2 lojtarë të tjetë në dhjetëshen e më të mirëve të prestigjiozes britanike, Mohamed Salah në vendin e 8 dhe Virgil Van Dijk në të 10
Sfidanti.al