Barcelona, Koeman ngre në qiell Ansu Fati e Pedrin: Madhështorë

Pavarësisht vështirësive me të cilat po përballet në këtë fillim sezon, trajneri i Barcelonës, Ronald Koman në një intervistë të dhënë për Revistën Barça nuk i kursen fjalët më të ëmbla për dy talentet që ka nën urdhrat e tij; Ansu Fatin dhe Pedrin, që të dy 18 vjecarë

‘Është gjithnjë dicka e bukur të flasësh për të rinjtë-tha Koeman-e meritojnë, por janë edhe futbollistë që kanë ende shumë për të mësuar. Por ajo që kanë bërë Ansu Fati dhe Pedri në moshën 17 apo 18 vjecare në një skuadër të rëndësishme si Barcelona është dicka madhështore. Pedri erdhi shumë i ri nga Las Palmas dhe po luan  ndeshje kundër skuadrave të tilla si Real Madrid e Juventus dhe e bën në mënyrë fantastike. E fitoi vendin në ndeshje falë punës së tij në stërvitje’.

Barcelona për momentin është në vendin e 5 në La Liga me 24 pikë, 8 më pak se Atletico Madrid, një pozicion që nuk është në linjë me objektivat e klubit.

‘E dija që ishte një moment i vështirë dhe që do të kishte shumë ndryshime në klub-vijoi Koeman-por unë jam trajner dhe e di që duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë ndeshje e trofe. Nuk merr cmime nëse renditesh I katërti, duhet të jesh i pari. Ky është mentaliteti që duhet te ketë kjo skuadër, nuk mund të kënaqemi me pak’.

Përsa i përket ceshtjes Messi, Koeman u fokusua te aftësitë e argjentinasit

‘Leo ka ca vite më shumë në shpinë, por do që të jetë gjithnjë në ndeshje e ta fitojë, flas me të gjithë dhe me të, është kapiteni-tha Ronald Koeman.

Sfidanti.al