Raportet mes Mesut Ozil dhe Arsenalit janë në nivelet më minimale. Futbollisti gjerman është lënë jashtë skuadre nga trajneri Arteta si në Europa League ashtu edhe në Premier League dhe duke qenë se skuadra londineze për momentin nuk është aspak mirë, Ozil nuk e la t’i shpëtonte rasti që të vinte në dukje disa gabime të bëra nga drejtuesit dhe trajnerët në vitet e fundit.
Gjatë një séance ‘Pyetje-Përgjigje’ me tifozët, Ozil zgjodhi Guendouzi si futbollistin më të nënvlerësuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë. ‘Jam i sigurt se një ditë do të jetë futbollist i madh’-tha Ozil
Më pas ai foli edhe për Aaron Ramsey që një vit më parë kaloi te Juventusi me parametra zero. ‘Lojtar fantastik, një mik i mirë-tha Ozil-ishte një shok skuadre fantastik’. Më pas mesfushori gjerman nuk ia kurseu elozhet trajnerit Arsene Ëenger.
‘Ishte me të vërtetë një trajner fantastik-shtoi Ozil-dhe një figurë atërore për mua dhe shumë lojtarë të tjerë. Mendoj se shumë persona te Arsenal e ndjejnë mungesën e tij’.
Në fund, kur e pyetën nëse ishte i lumtur te Arsenali, Mesut Ozil u përgjigj: ‘Është një moment shumë I vështirë për të gjithë në klub, jo vetëm për mua. Situata është frustruese për të gjithë. Sigurisht që do të doja të ndihmoja skuadrën sidomos në këtë moment, por përsa kohë që nuk do të kem mundësinë, shpresojë që ekipi të marrë rezultate më të mira shumë shpejt. Por mbetemi pozitivë’.
Sfidanti.al