Tottenham, Danny Rose arrestohet pas një aksidenti me makinë

Ndërsa Tottenham fitonte 3-1 në fushën e Stoke City për të kaluar në gjysmëfinale  të Kupës së Ligës angleze, Danny Rose e pa veten të arrestohej nga policia për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme. Në orën 04:00 të mëngjesit të ditës së mërkurë, mbrojtësi që po udhëtonte me shpejtësi të lartë, doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen në autostratën A45 në Northampton dhe për këtë arsye u detyrua të kalojë një natë në stacionin e policisë në Northamptonshire.

Ai që shpjegoi cfarë ndodhi me Danny Rose ishte një zëdhënës i forcave të rendit.  Në momentin që ndodhi incidenti Rose bëri edhe testin për alkoolin nga ku doli negative. Pasi kaloi natën në rajonin e policisë, futbollisti i Tottenhamit u la I lirë.

Sfidanti.al