Gennaro Gattuso i habiti të gjithë kur në përfundim të ndeshjes së Napolit u shfaq përpara kamerave për të folur për sëmundjen e tij me italianin që pati një mesazh të qartë për të gjithë spektatorët
‘Dua t’u them dicka të gjithë të rinjve që nuk u pëlqen vetja kur shihen në pasqyrë-tha Gattuso-jeta është e bukur dhe duhet përballur pa u fshehur. E di që futbollistët e mi vuanin kur më shihnin kështu. Lexova edhe se kisha edhe 1 muaj jetë. Rrini të qetë, nuk vdes, Jam gjallë’.
Në ndeshjet e fundit Gattuso është shfaqur me një sy të bllokuar për shkak të sëmundjes së miastenisë okulare që e vuan prej vitesh dhe ai shpjegon pak më shumë sëmundjen e tij
‘Kam miastenia, prej 10 vitesh vuaj nga kjo sëmundje, është hera e tretë që më goder. Këtë herë ishte e fortë, por gjithcka do të kaloje, syri do të shërohet. Shoh dyshe, e kam të vështirë të qëndroj në këmbë, vetëm një i cmendur si une mund ta bëjë këtë-tha Gattuso, që edhe në këtë mënyre e ka një mesazh të qartë
‘Nuk më pëlqejnë momente të tilla, por i pranoj sepse në jetë ka gjëra akoma më të këqija-tha Gattuso-bëj atë që më pëlqen, kjo është jeta ime dhe nëse duhet të vendos se di të shkoj, duhet të jetë aty ku kalova të gjithë jetën time, në fushë’.
Sfidanti.al