Sassuolo-Milan; kuqezinjtë nisin lojën, Calhanolu nisi një aksion personal dhe më pas i shërbeu Leaos që shënon golin e avantazhit pas vetëm 6.76 sekondash lojë. Është ky rekordi absolut në futbollin italian dhe në 5 ligat kryesore evropiane. Rekordi i mëparshëm është ai i 2 dhjetorit 2001 kur Paolo Poggi shpenzoi rreth 8 sekonda lojë për të shënuar në Fiorentina-Piancenza pas pasimit të Dario Hubner
Në vendin e tretë është Marco Branca që në Fiorentina-Udinese në 10 janar 1993 shënoi golin e parë të sfidës pas 9 sekondash. Goli i katërt më i shpejtë në historinë e Serie A është shënuar nga Gianfranco Matteoli në Inter-Cesena në 27 nëntor 1988. Menjëherë pas tij në klasifikim është Tulli Ghersetich që shënoi 10 sekonda pas fillimit të lojës në Fiorentina Como në 1953
Në vendin e 6 dhe të 7 janë dy gola historikë pasi janë shënuar në derbin e Milanos. Mazzola zhbllokoi rezultatin në sfidën e qytetit pas 13 sekondash në 1963, ndërsa Boninsegna, gjithnjë me fanelën e Interit, kërkoi vetëm 14 sekonda kohë për të cuar zikaltrit në avantazh në 1973
Sfidanti.al