Zbulohen detaje të reja nga deponimi i Luis Suarez në hetimet që po kryhen për provimin e gjuhës italiane të sulmuesit uruguajan të dhënë në 17 shtator në Universitetin për të Huajt në Perugia. Në këtë deponim të tij që zgjati më pak se 2 ore, Suarez jo vetëm që pranoi se e dinte përmbajtjen e testit që më përpara, por sipas ‘La Repubblica’ dhe ‘Corriere dell’Umbria’ tha se kishte firmosur edhe një kontratë paraprake me Juventusin në fund të muajit gusht, por në mesin e shtatorit, 3 ditë para provimit, ai dhe përfaqësuesit e tij u kontaktuan nga Fabio Paratici që u komunikoi se tratativat dështuan
Gjithnjë sipas ‘Corriere dell’Umbria’, prokuroria po punon në lidhje me nxjerrjen e lajmeve rreth hetimin që mund të kenë detyruar Juventusin që të bënte hapa prapa në tentativën e tij për të sjellë Luis Suarez në Serie A. Vlen të kujtohet se Fabio Paratici dhe avokati i Juventus, Luigi Chiappero po hetohen për informacione false
Ndërkaq, sipas agjencisë ANSA dështimi i transferimit të Luis Suarez te Juventusi ishte për shkak të kohës së pamjaftueshme për ta regjistruar uruguajanin në listën e Ligës së Kampioneve. Afati i fundit për regjistrimin e lojtarëve në Champions League ishte në 6 tetor, ndërkohë që merkatoja e transferimeve u mbyll 1 ditë më parë.
Sfidanti.al