Short i egër për anglezët, kthim për Crvena Zvezda-Milan!

I tillë përfundimi në Ligën e Europës, në raundin e dytë ku marrin pjesë 32 skuadra. Pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, u mësuan çiftet ku spikat dueli anglo-spanjoll mes Sociedadit dhe Mançester Junajtidit, pra ku David Silva dhe Adnan Januzaj do të jenë përballë “djajve të kuq”. Një tjetër skuadër angleze, Arsenali, nuk do të ketë një detyrë të lehtë sepse Benfika është një rival me përvojë, ndërsa londinezët për momentin janë tepër të tronditur dhe në vendin e 15-të në Premier Ligë.

Gjithsesi, spikat shumë një ringjallje e një dueli të famshëm të 32 viteve më parë. Milani do të ndeshet me Crvena Zvezdën e Beogradit, diçka që të sjellë ndërmend dy sfidat e mëdha të vjeshtës së 1988-ës, të dyja të përfunduara në barazim 1-1 dhe me italianët që kaluan raundin falë penalltive në Beograd. Gjithsesi, e paharruar është ndeshja e ndërprerë për shkak të mjegullës kur jugosllavët kryesonin 1-0 me golin e shënuar nga Dejan Saviçeviç, dhe vetëm një ditë më vonë u luajt ndeshja sërish.

Shorti i turit të dytë

Volfsberger AC-Totenhem Hotspur

Dynamo Kiev-Klub Bryzh

Real Sociedad-Mançester Junajtid

Benfika-Arsenal

Crvena Zvezda-AC Milan

Antverp-G. Rejnxhers

Sllavia Pragë-Leister Siti

Salcburg-Vijarreal

Sporting Braga-Roma

Krasnodar-Dinamo Zagreb

Jang Bojs-Leverkusen

Molde-Hofenhajm

Granada-Napoli

Makabi Tel-Aviv-Shahtar Donjeck

Lilë-Ajaks

Olimpiakos-PSV Ajndhoven

Ndeshjet e para në 18 shkurt, kthimi në 25 shkurt 2021