Oriana Sabatini: Do të më pëlqente të martohesha, Paulo e di

Po mbyllet viti i tmerrshëm 2020 dhe për Oriana Sabatinin, të fejuarën e Paulo Dybalës, është koha për të bërë bilance. Sapo ka dalë hiti i saj i fundit dhe në Argjentinë nuk flitet për gjë tjetër. Artistja argjentinase që u prek nga Covid në valën e parë të pandemisë e përkufizoi 2020 si një vit të vështirë, por jo të humbur në një intervistë të gjatë të dhënë për revistën ‘Gente’.

‘Ishte mundësia perfekte apo vullneti i Universit për ne që të ndalemi pak dhe të kujdesemi për veten-tha Oriana-për të parë brenda vetes sonë. 2020 që u shfaq me një sfidë psikologjike shumë të rëndësishme më bëri që të rritem si person. më ndihmoi të sistemoja aspektet që ndoshta po i lija pas dore dhe riafirmoi rrugëtimin që nisa të ndërmerrja

Padyshim që Oriana Sabatini foli edhe për raportet me Paulo Dybala ku termi ‘martesë’ shfaqet me prepotencë.

‘Do të më pëlqente të martohesha dhe Paulo e di këtë-tha Sabatini-por mësova se gjithcka vjen pa presione apo pretendime. Mund të duket si dicka antike, por unë i jap shumë vlerë martesës. Është një shembull tjetër që konfirmon se partneri yt do që të bëjë gjithcka me ty, për të mbështetur atë dashuri edhe me të tjerët. Formimi i një familje është një ndër elementet e listës sime të objektivave për të arritur’.

sfidanti.al