Carlos Tevez nëpërmjet një postimi në Instagram shpjegoi dedikimin ndaj Maradonës në momentin e festimit të golit që shënoi në ndeshjen e Boca Jr ndaj Internacional në Kupën Libertadores.
‘Cdo homazh që unë bëj për ty do të jetë gjithnjë shumë i vogël në krahasim me madhështinë tënde-ishte mesazhi i Tevez për ‘El Pibe De oro’ në Instagram-në fotot që u panë, nuk e kuptoj ende largimin tënd; i drejtohem qiellit, por shikimi im është poshtë. Kudo që të jesh, e di që më jep forcë për të vazhduar. Nuk e di nëse do të jem në lartësinë e detyrës, por jam i sigurt për një gjë; do të jap zemrën për të të bërë të lumtur. Më mungon miku im’.
Sfidanti.al