Zlatan Ibrahimovic fiton edhe Tapirin e Artë. Gazetari i programit satirik, Valerio Staffelli u takua me sulmuesin e Milanit pas polemikave me EA Sports dhe videolojës FIFA
‘Shfrytëzojnë imazhin tim pa më dhënë 1 Euro; është kundër rregullave. EA Sports pretendon se ka blerë të drejtat nga FIFPro dhe FIFPro na përfaqëson ne futbollistëve, por ne nuk kemi firmosur asgjë. Duhen bërë hetime-ishin fjalët e Zlatan Ibrahimovic.
Në momentin e marrjes të Tapirit të Artë foli për riaftësimin e tij dhe tha: Jam tashmë më mirë dhe me këtë Tapirin do të jem akoma më I shpejtë-tha Ibrahimovic, që e merr këtë trofe për të pestën herë në karrierë-Dua të thyej rekordin me 15, të Cassanos’.
Sfidanti.al