Bie një tjetër tabu; Juventus-Dynamo Kyiv, gjykon arbitrja Frappart

Juventus-Dynamo Kyiv, ndeshja e javës së 5 të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve e programuar për t’u zhvilluar të shtunën, do të hyjë në historinë e futbollit. Ndeshja që nuk ka asnjë lidhje me cështjen e kualifikimit për në 1.8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, do të thyejë një tjetër tabu për botën e futbollit dhe kjo do të ndodhë falë Stephanie Frappart që do të bëhet arbitrja e parë femër që do të gjykojë një ndeshje të turneut më të rëndësishëm të futbollit kontinental.

Francezja 37 vjecare ka vendosur edhe rekorde të tjerë; e para arbiter femër në kampionatin francez, gjykoi finalen e Superkupës Evropiane në 2019 mes Liverpool dhe Chelseat duke fituar duartrokitjet dhe miratimin në unanimitet dhe në tetor bëri debutimin e saj në Europa League.

Sfidanti.al