Meritat “mbinjeriut” suedez nuk mund t’ia heqë askush, veçse kjo skuadër është më shumë sesa vetëm Zllatan Ibrahimoviç. Milani arriti diçka të madhe në historinë e tij (edhe pse jo trofe), pasi me fitoren 2-0 ndaj Fiorentinës realizoi fillimin më të mirë të Serisë A që prej 26 vjetësh, kur u vendos vlerësimi i fitoreve me tri pikë. Në 9 javët e para, “djalli” ka 23 pikë ndaj 22 që ishte rekordi i vitit 2005-2006 (kur titulli nuk u fitua).
Kjo edhe pse Ibra mungoi për shkak dëmtimi dhe trajneri Pioli po ashtu ishte jashtë për shkak të koronavirusit. Alesio Romanjoli dhe Fank Kesi me penallti ishin autorët e golave, ndërsa Kesi humbi një tjetër penallti në pjesë e parë, pritur nga portieri i Fiorentinës. Ky Milan nuk humbet në kampionat që nga 8 marsi, po ecën më mirë sesa Juvja kampione e Alegrit dhe se Milani kampion i Ançelotit. Përveç kësaj, është barazuar rekordi i sezonit 1972-1973 kur trajner ishte Çezare Maldini, me 29 ndeshje radhazi që shënohet gol.
Sfidanti.al