Maradona, jo vetëm stadiumi, edhe stacioni Fuorigrotta do marrë emrin e tij

Nuk do të jetë vetëm stadiumi San Paolo që do të marrë emrin e Diego Armando Maradonës në Napoli, qyteti ku El Pibe De Oro përjetoi vitet më të shkqëlqyera të karrierës së tij dhe ku ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme. kështu edhe një prej stacioneve të metrosë së qytetit do të marrë emrin e legjendës argjentinase të futbollit, ajo e linjës 6 që do të nisë të funksionojë në muajin maj..

‘Vendosëm që t’i vëmë emrin e tij stacionit të Fuorigrottas që do të quhet Mostra-Maradona-tha kryetari i bashkisë së Napolit, Luigi De magistritis në një komunikatë për shtyp-kjo sepse në brendësi të saj do të jetë edhe një ekspozitë dedikuar Diegos dhe qytetit të Napolit. kështu do të kemi një tjetër stacion që do t’i dedikohet artit’.

Përsa i përket San paolos, emri i ri  tij  do të jetë Stadiumi Diego Armando Maradona, emër që do ta marrë duke nisur nga viti i ardhshëm, koha e duhur për të përshpejtuar formalitetet burokratike. Pas kësaj do të bëhet realitet dëshira e një qytetit të tërë dhe e atyre që kanë dashur dhe vlerësuar aftësitë teknike dhe njerëzore të tij.

sfidanti.al