Argjentinë, ish trajneri Sabella shtrohet në spital

Ish trajneri i përfaqësueses argjentinase, Alejandro Sabella është shtruar në spital në një klinikë private në Buenos Aires pasi nuk u ndje mirë dhe shkaku është i panjohur. Lajmi u publikua nga e përditshmja argjentinase ‘Clarin’ në versionin online të saj. Në lajmin e publikuar nga kjo e përditshmeje shkruhej se Sabella nuk u ndje mirë në ditët e fundit dhe u transportua nga La Plata ku banin në kryeqytetin argjentinas.

Mjekët kryen disa teste për të përcaktuar patologjinë e Sabellas që drejtoi skuadrën Albiceleste në Botërorin e Brazilit në 2014, kompeticion ku Argjentina arriti deri në finale. Vlen të theksohet se Sabella vite më parë u kurua për një tumor në laring.

sfidanti.al