Naiviteti, ndëshkimi me karton të kuq dhe tani ndëshkimi. Arturo Vidal do të ggjobitet nga Interi pas dy kartonave të verdhë të akumuluara brenda më pak se 1 minute në ndeshjen me Realin e Madridit që ia komplikoi akoma më shumë gjërat skuadrës zikaltër. sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, një masë e tillë është ndërmarrë nga drejtuesit e klubit zikaltër për t’i dhënë një mesazh futbollistit dhe të gjithë skuadrës
Në mbrëmjen e së mërkurës, Vidal publikoi në profilin e tij në Instagram një foto me një emotikon të zemëruar për të shfaqur fgjendjen shpirtërore të tij. I zemëruar me vendimin e arbitrit për ta ndëshkuar me karton të kuq e ndoshta edhe me veten e tij. Për më tepër, bllokoi edhe mundësinë e komentimit, ndoshta pasi e pa se cfarë situate ishte në rrjetet sociale me tifozët zikaltër që e kritikuan ashpër
sfidanti.al