Formula 1, Tapiri i Artë për Charles Leclerc

Nuk kanë të sosur hallet te Ferrari; gabimi i charles Leclerc në kthesën e fundit në Cmimin e Madh të Turqisë në Botërorin e Formula 1, është vetëm episodi më i fundit i një sezoni tërësisht zhgënjyes, që i kushtoi Leclerc podiumin e garës, por që i dha edhe një trofe; Tapirin e Artë të programit televiziv satirik ‘Striscia La Notizia’

Gazetari Valerio Staffelli shkoi në Maranello për t’i dorëzuar trofeun pilotit të Ferrarit i cili bëri komentin e tij.

‘Gara shkoi mirë dhe unë hodha në erë gjithcka në kthesën e fundit-tha Leclerc-gabova dhe iu shfryva inxhinierëve në radio, dëgjuat gjithcka. Këto gjëra ndodhin, por duhet të jenë një shtysë për t’u rritur e për t’u kthyer më të fortë. Dominimi i Hamilton? Është shumë i fortë dhe simpatik, por nuk do të shkoja për pushime me të’

përsa i përket shokut të skuadrës që do të ketë në 2021, Carlos Sainz, leclerc tha: ‘E njoh prej vitesh, jemi shumë miq. Vettel më bëri të përmirësohem, të shohim se cfarë do të ndoshë me Carlos’.

sfidanti.al