Vllaznia del kampione? Duket sikur djali(futbolli)  po kërkon prindin e humbur!

A do të dalë kampione Vllaznia? Këtë  pyetje, tamam në javët e para të kampionatit, në Shkodër mund ta shpallin më të rrezikshme se vetë ..Covidi! Në as një kampionat tjetër të futbollit, padurimi për të gjetur kampionen nuk është më i madh se tek ne. Dhe kjo ka një shpjegim:   jemi mësuar prej vitesh ta dimë fundin e “filmit” ende pa u shfaqur . Ndryshe..as nuk na bëhet ta shohim. Tamam si dikur në kinema, kur na pëlqente filmi më shumë kur e dinim se si ishte radha e ngjarjeve.

A do të dalë kampione Vllaznia? Nuk dihet se çfarë sebepi kanë shkodranët , sepse një sezon  më parë na thanë dhe na “vaksinuan”  se Tirana do ta dalë kampione për një “arsye të fortë” ngaqë mbush 100 vite si klub. Po Vllaznia ka ndonjë arsye madhore? Apo çfarë do të kërkonim më shumë nga Shkodra , atdheu i futbollit, kur 2 vite më parë , u vetsakrifikua në ferrin e një kategorie më poshtë, që të ngriheshin te tjeret.   Edhe pse janë vetëm javët e para, budallëku ndizet se  kush e fiton titullin, sepse na  duket më i bukur, sidmos kur na  ndihmon  edhe shprehja e popullore se “dita e mirë duket qysh në mëngjes”.

Një gjë s’mund të hidhet poshtë : kur Vllaznia kryeson kampionatin, edhe pse jemi  vetëm në start,  sido qoftë ekipi me president apo me futbollistë të rinj, vetngushëllohemi se futbolli më në fund ka gjetur…familjen!. Dhe kjo do jetë  e bekuar në një sezon kur Tirana, Partizani dhe Kukësi kanë humbur veten dhe po kërkojnë busullën .  Nuk dimë çfarë ka vendosur “demonët e topit ”  për këtë herë, veç  kemi mësuar përmendsh leksionin se ekipet sapo vë kurorën e  kampionit, nisin dietën,  “dobësohen” keqazi,  në të mirë të ekipeve që presin radhën…

Sfidanti.al