Sfida pafund e Pep Guardiolës dhe Jose Mourinhos’

Që janë ndryshëm në gjithcka, përvec dëshirës së madhe për të fituar, kjo është shumë e qartë për të gjithë dhe sfida Tottenham-Manchester City nuk bën përjashtim. Kjo u pa në fushë, ku Citizens kërkonin të gjenin hapësira duke mbajtur topin në zotërim, ndërsa Hotspurs ishin të aftë t’I godisnin në hapësiray e lira dhe pas ndeshjes, Pep Guardiola nuk ngurroi të thotë fjalën e tij për sjelljen taktike të kundërshtarëve

‘Ata patën në dispozicion dy aksione me kundërsulm dhe fituan ndeshjen. Ne nuk na mjaftoi zotërimi i topit. Skuadrat e Mourinhos kështu janë, gabon dhe ato të ndëshkojnë me kundërsulm-tha Guardiola

Nga ana tjetër është mjeshtri i lojës së mendjes që nuk i lë asgjë rastësisë, as deklaratave në konferencën për shtyp. Për të mos e ngarkuar shumë ambientin, Mourinho preferon të mos bëjë diskutime për fitoren e mundshme të kampionatit që Tottenham nuk e fiton prej 60 vitesh

‘Është bukur të jesh në krye të renditjes edhe pse kjo nuk do të zgjasë shumë. Nuk do të ketë asnjë problem në këtë pikë-tha Mourinho që më pas foli për një tjetër specialitet të tij, përgatitjen e një plani taktik për të bllokuar ingranazhet e kundërshtarëve

‘Disiplina nuk ka të bëjë vetëm me planin e ndeshjes, por edhe me atë të emergjencës-vijoi Mourinho-nëse dikush gabon, duhet të jesh i përgatitur. Kjo disiplinë kërkon një sforcim të madh. Jam krenar për të gjithë futbollistët e mi. Ishin fantastikë’.

Dhe të mendosj që dikush kishte filluar të mendonte se Mourinho i vërtetë i përkiste të kaluarës.

Sfidanti.al