Lautaro-Inter bashkë deri në 2025; 3 motivet që do të ketë rinovim

‘Fjalët e mia shpesh transformohen-kjo është ajo që ka thënë Beto Yaque, agjenti i Lautaro Martinez përpara disa ditësh kur u pyet për të disatën herë për të ardhmen e sulmuesit. Është një intrigë që bën për vete tifozët, gazetarët, për të mos thënë edhe vetë protagonistët, sepse në të vërtetë as nga përfaqësuesit e Lautaro Martinez e as nga interi nuk duket se e kanë me ngut e për më tepër ekziston bindja se do të ketë ‘tym të bardhë’ në këtë histori.

Arsyet? E para; Suning është gati t’i ofrojë Lautaro Martinez një kontratë të mirë, me rinovim deri në 2025 dhe me një pagë të rritur në nivelin e asaj të Romelu Lukakut, 7.5 milionë Euro në sezon. Dhe për të plotësuar kërkesat e futbollistrit, Interi është gati të eliminojë klauzolën e zgjidhjes së kontratës

E dyta; Lautaro është i bindur se projekti zikaltër në aspektin sportive është shumë interesant dhe ambicioz, me perspektivë rritjen në vitet e ardhshme falë soliditetit dhe impenjimit. Kësaj i shtohen besimi dhe vlerësimi mes lojtarit dhe Antonio Contes.

Arsyeja e tretë që nuk është më pak e rëndësishme, ka të bëjë me vështirësitë ekonomike që ka goditur botën e futbollit duke minuar lëvizjet në merkato të klubeve ku përfshihet edhe ai që e kërkoi me ngulm argjentinasin gjatë verës, Barcelona.

Sfidanti.al