Totti e kalon Covid: 15 ditë të gjata, por tani jam shëruar

Francesco Totti e mundi Covid-19 dhe polmonitin bilateral. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë ish kapiteni i Romës nëpërmjet një postimi në Instagram. ‘Tani e kam marrë veten dhe mund të them me një lloj lehtësie se pata Covid dhe nuk ishte një shëtitje-shkruante Totti në postimin e tij-temperatura nuk binte, niveli i oksigjenit ishte i ulët dhe nuk kisha forcë’.

Totti më pas tregon sëmundjen e tij.

‘Diagnoza ishte një goditje në zemër; polmoniti bilateral për infeksionin nga Sars Cov 2!  Duke parë diagnostikimin e shpejtë ia dola të kurohem në shtëpi-vijoi Totti-ishin 15 ditë të gjata, por tani që gjithcka kaloi dua të falenderoj ata që më qëndruan pranë, një falenderim special për Prof. Alberto Zangrillo, Prof. Monica Rocco dhe Silvia Angeletti. Covid mund të mposhtet me masat e duhura dhe duke ndjekur udhëzimet’.

Sfidanti.al