Fitore e madhe për skuadrën kryeqytetase, dhe bashkë me portierin shqiptar do të jetë në dispozicion edhe sulmuesi kryesor, Çiro Imobile. Sesi do të shkojë puna e hetimit për klubin kjo është gjë tjetër, por trajneri Inzagi ka lajme të mira. Nga ekipi i tij mungon vetëm një element i rëndësishëm Milinkoviç-Saviç, që ka dalë pozitiv me Kovid dhe që mbetet edhe 10 ditë në karantinë në Serbi. Strakosha ndërkaq, kreu testin e fundit për koronavirus dhe rezultati doli negativ. Portieri kuqezi u ndalua dy javë më parë nga autoritetet shëndetësore italiane për shkak të pozitivitetit me Kovid, bashkë me Imobilen dhe Lukas Leivën.
Sfidanti.al