Edhe ai vetë e di se nuk është momenti i duhur për të folur për kontratën. Është e kohë për Sergio Ramosin të bëjë kërkesa, ndërsa Reali do të duhet të krijojë për së dyti borderonë e rrogave për shkak të kufizimeve të vendosura nga La Liga. Kampionët e Spanjës kanë të drejtë të shpenzojnë për paga deri në 469 milionë euro, ndaj edhe kapiteni nuk mund ta dijë që tani se çfarë do të ofrojë presidenti Florentino Perez. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se mbrojtësi do të largohet.
Historia e Ramosit po krahasohet me atë të Kristiano Ronaldos, që pati konflikte me klubin dhe përfundimisht iku në 2018. Me Ramosin nuk pritet të ndodhë kështu, edhe pse ai është 34-vjeç. Statistikat tregojnë se Madridi është ende i dobët pa të, shpesh humbet pa kapitenin në ekip, ndërsa nuk pritet që të gjenden zëvendësues të denjë. David Alaba i Bajernit është i vetmi, dhe është 28 vjeç, por rroga e austriakut nuk do të jetë më e vogël sesa e Ramosit, që fiton rreth 12 milionë euro në sezon, plus shpërblimet. Vetë qendërmbrojtësi nuk ka dëshirë të shkojë tek Paris SG, sepse liga spanjolle është më e fortë, ndërsa nuk pritet të ketë mundësi të luajë në Premier Ligë, ku do të dëshironte.
Sfidanti.al