Përse shkon Bajerni në Kupën e Botës për klubet? Fiton 8 milionë!

Nuk është gjë e vogël pasi do të duhet të udhëtojë shumë e të pushojë pak, por sidomos në këtë sezon të vështirë, ka kuptim të rëndësishëm nga ana financiare. Bajerni do të fitojë 8 milionë euro nëse triumfon në Kupën e Botës për klubet, të shtyrë tashmë për në shkurt, dhe do të fitojë shumë edhe nëse nuk merr trofeun. Bavarezët do të synojnë titullin e katërt, ndërsa dy i kanë fituar në 1976 e 2001, e të tretën në 2013. Ngarkesa do të jetë e madhe sepse në 5 shkurt bavarezët duhet të luajnë me Hertën në Bundesligë, pastaj në 8 dhe 11 duhet të luajnë gjysmëfinalen dhe finalen e mundshme të Kupës së Botës për Klubet në Katar, e në 15 shkurt do të ndeshen me Bilefeldin, po për Bundesligën.

Sfidanti.al