Nëse në Milano nuk ka rreshtur së shënuari, me kombëtaren e ka bërë më pak sepse janë luajtur më pak ndeshje. Romelu Lukaku është një nga ata lojtarë që mund të veçohen nga të tjerët, pak a shumë si Robert Levandovski, ndërsa këtë sezon ka mesataren një gol për ndeshje. Me dy rrjetat e shënuara për Belgjikën në Ligën e Kombeve në suksesin 4-2 ndaj Danimarkës, jo vetëm që ndihmoi ekipin të kualifikohej në katërshen finale, por edhe arriti në 5 gola në 5 sfida. Vjet ishin 7 gola në 5, ndërsa në 2018 ishte tepër prodhimtar me 14 goditje të sakta në 14 duele. Kjo formë e 5 viteve të fundit ka bërë që ai të arrijë në 57 gola në 89 ndeshje me Belgjikën, duke qenë rekordmen me distancë. Mjaftojmë të kujtojmë se Eden Hazar ka 32 gola, ndërsa legjenda të tilla si Van Himst, Vilmots apo Këlemans janë shumë më prapa. Me Interin është në 6 ndeshje e 7 gola, dhe trajneri Antonio Konte besimin më të madh për të shkuar drejt trofeve e ka pikërisht tek Romelu Lukaku.
Sfidanti.al