Menaxheri i Khabib shton zërat për rikthimin e tij të mundshëm: 30-0

Pasi fitoi ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov bëri të ditur tërheqjen e tij nga oktagoni i UFC duke thënë se ai ndaj amerikanit ishte dueli i fundit në karrierën e tij. Por vetëm 1 javë pas kësaj deklarate që preku të gjithë botën e arteve marciale, presidenti i UFC, Dana White foli për rikthimin e mundshëm.

‘Babai i tij do të donte që ai të regjistronte bilancin 30-0 dhe besoj se Khabim dëshiron t’ia plotësojë këtë dëshirë-tha Ëhite.

Babai dhe njëkohësisht trajneri i Khabib Nurmagomedov ndërroi jetë në muajin korrik nga Covid-19.  Pas Dana White, ai që flet për një rikthim të mundshëm të Khabib është menaxheri i tij, Ali Abdelaziz i cili në profilin e tij në  Twitter shkroi: 30-0 duke referuar mundësisë që Khabib të bëjë edhe një duel tjetër për të arritur rekordin e 30 ndeshjeve pa humbje.

Nëse do të ketë një rikthim, gjetja e kundërshtarit do të kërkojë punë dhe këtu rusi ka dhënë pista duke sinjalizuar legjendarin Georges St-Pierre, 39 vjec si  të vetmin rival që  e motivon realisht.

.Gergoes St-Pierre këtë vit e përjashtoi një duel me Kamaru Usman, megjithatë kanadezi pranoi se tërheqja e tij nuk është ende përfundimtare. Prej disa javësh ai tha për TMZ Sports se nëse Dana White i bën një ofertë interesante ai mund të kthehet në oktagon.

Sfidanti.al