Nicklas Bendtner gjithnjë ka qenë një futbollist kontrovers. Danezi në shumë raste është bërë objekt diskutimi më shumë për atë cfarë bënte jashtë fushave të lojës sesa brenda saj dhe kjo për një futbollist që ka veshur fanelën e Arsenalit apo Juventusit dhe që ka luajtur 80 ndeshje me kombëtaren daneze do të thotë shumë.
Ish sulmuesi këtë vit publikoi një autobiografi ku nuk mungonin episode të cdo lloji; festa seksuale, polemika me shokët e skuadrës. Dhe tani flet për një ves të papranueshëm për sportistët e elitës, por që ai e kishte të theksuar, pirja e duhanit me Bendtner që thekson se në cdo klub ku ai është aktivizuar ka pasur futbollistë që pinin duhan.
Por në këtë pikë, bie në sy një dyshe që habiti më shumë se të tjerët përsa i perket këtij vesi dhe sipas BBC 5 Live bëhet fjalë për Andrea Pirlon dhe Buffon. Në vitin 2012, Bendtner u transferua te Juventusi dhe shumë shpejt kuptoi se duhani ishte pjesë e skuadrës bardhezi.
‘Isha në banjë, nuk po mund të gjeja shokët e skuadrës dhe kjo ishte dicka e rrallë. E dini, ishte dita ime e parë-nis rrëfimin e tij Bendtner-arrita të gjeja 10-12 prej tyre duke marrë kafe, folur, duke u argëtuar me shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duke ndezur një cigare. Ishte një vision surprizë dhe më bëri të ndihesha se do të ishte dicka që do të më argëtonte’.
Kur u pyet për dy legjendat e futbollit italian, Bendtner pranoi se ishte një suprizë për të kur I pa të pinin cigare, por nuk i kritikoi për këtë, përkundrazi.
‘Cfarë mund t’u thoshe tipave të tillë?-vijoi Bendtner-nëse sheh kërrierën e tyre dhe sa profesionistë janë, ishte dicka që më hapi sytë, me të vërtetë kam respekt për këta të dy. Sepse profesionalizmi që tregonin në fushën e lojës isht I një niveli tjetër kështu që askush nuk e mendoi këtë’
Sfidanti.al