Liverpoolin e ka kapur fort një makth dhe nuk po mund ta lëshojë. Jordan Henderson u detyrua të lërë fushën e lojës në pushimin e ndeshjes mes Anglisë dhe Belgjikës e vlefshme për UEFA Nations League. Kapiteni i ‘The Reds’ ndjeu një dhimbje në tendinën një pjesën e pasme të gjurit dhe preferoi që të zëvendësohej.
Është ky një dëmtim që e vë në dyshim praninë e futbollistit në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Leicester. ‘Jordan ndjeu pak dhimbje në pushimin e ndeshjes dhe më tha se nuk mund të vazhdonte më-tha trajneri i Anglisë, Gareth Southgate
Tekniku i Tre Luanëve shtoi se nuk ishte i sigurt nëse bëhet fjalë për një problem në tendinën e pjesës së pasme të gjurit, një dëmtim që do të vlerësohet në vijim për të mësuar sesa kohë do të qëndrojë Henderson jastë fushave të lojës.
Sfidanti.al