Është një kampion edhe jashtë piste, ndonëse një kampion i pazakontë. Ljuis Hamilton është në një mision edhe më të madh sesa ai për të “shfronësuar” Mikael Shumaherin në Formula 1, dhe ky mision e ka emrin “barazi”. Anglezi 35-vjeçar ka bërë shumë për të ndihmuar në luftën ndaj racizmit dhe babarazisë sidomos mes racave dhe njerëzve me ngjyrë të ndryshme lëkure, ndonëse nëse gjithë bota do të ishte një komb, ai padyshim që do të ishte në barrikadën tjetër.
“Unë kam ende një titull tjetër për të fituar, – u shpreh ai pas suksesit në Turqi, kur fitoi kurorën e 7-të botërore në karrierë, baraz me Shumin, – ne duhet të vazhdojmë përpjekjet për barazim”. Mbështetës i madh i Jetët e zezakëve vlejnë (Black Lives Matter – Blek Livs Metër), Hamiltoni ishte mbështetës për protestat në SHBA e Britani të Madhe dhe për rrëzimin e disa monumenteve. Gjithsesi, ai është një aktivist i pazakontë, një luftëtar për barazi që nuk nënshkruan kontratë pune nëse nuk merr 40 milionë paundë stërlina në sezon. Ndoshta i ngjan pak Kontit rus Hercen, i cili ishte çifligar i madh, por zemra e të cilit rrihte për fshatarët.
Sfidanti.al