Lewis Hamilton bëhet legjendë e Formula 1 si Michael Schumacher dhe nuk e fsheh emocionin e tij përsa i përket asaj që ka arritur në një karrierë të jashtëzakonshme.
‘Arrita dicka që shkon përtej ëndrrave të mia, shpresoj që kjo të jetë burim frymëzimi për fëmijët-tha Hamilton, 7 herë kampion bote-më mungojnë fjalët, nuk mund të bëj asgjë tjetër vecse të falenderoj të gjithë, familjen dhe skuadrën time. Pa ata nuk do të kisha mundur të arrija këto suksese. Aventura jonë ishte monumentale. Jam krenar që jam pjesë e të gjithë kësaj. Nëse do të arrish rezultate, duhet të ëndërrosh të pamundurën, ta ndjekësh pa u dorëzuar kurrë dhe të vësh në dyshim aftësitë e tua’.
Më pas Lewis Hamilton fashiti zërat e krijuara për një tërheqje të mundshme të tij në fund të sezonitn.
‘Në të vërtetë, ndihem sikur kam filluar tani të garoj-shtoi britaniku i Mercedes-ndihem në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore. Jam i përqendruar për vitin e ardhshëm, do të doja të qëndroja. Kam shumë punë për të bërë këtu. Do të doja të kisha një rol ndryshe në Formula 1’.
Sfidanti.al