“Nëse do të kishim pasur edhe një 11-metërsh të tretë, edhe atë do ta gjuante Sergio”. Këto ishin fjalët e sigurta të trajnerit spajnoll, Luis Enrike, që u ngacmua pas ndeshjes me Zvicrën lidhur me penalltitë e humbura nga kapiteni. “Statistikat e tij për 11-metërshat janë jashtë kësaj bote, – theksoi tekniku iberik, – ai do të vazhdojë të jetë penalltisti ynë”. Pyetja për Luis Enriken ishte me vend pasi Ramosi gaboi dy herë penalltitë ndaj Zvicrës në Bazel, duke i hequr mundësinë Spanjës për një fitore që do ta kishte afruar shumë me kualifikimin. Barazimi 1-1 bën që spanjollëve do t’u duhet patjetër fitore në ndeshjen e fundit ndaj Gjermanisë, të martën. Kapiteni i Realit ndërpreu një seri prej 25 gjuajtjesh të sakta për 2 vjet me radhë, me të parën që ia priti portieri Zomer (Sommer), dhe të dytën një “Panenka” të gjuajtur shumë dobët e të ndalur sërish nga Zomeri. Ndeshja në Zvicër ishte e 177-ta për Ramosin me fanelën e Spanjës, duke thyer rekordin europian të Xhanluixhi Bufonit të Italisë me 176.
Sfidanti.al