Euro 2020, Plani B i UEFA; Zhvillimi në Angli

Shpresa është që kompeticioni më i rëndësishëm evropian në futboll, Euro 2020 të zhvillohet në 12 qytete të Kontinentit të Vjetër, sic është parashikuar në formatin revolucionar të përpiluar për këtë eveniment, por UEFA nuk dëshiron që të mbetet e papërgatitur dhe po mendon për një plan B në lidhje me këtë cështje duke parë edhe  evoluimin e pandemisë Coronavirus.

Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, drejtuesit e qeverisë së futbollit evropian kanë nisur kontaktet e para me Federatën Angleze të Futbollit për të studiuar mundësinë dhe disponibilitetin e vendit për të organizuar këtë kompeticion. Vetë presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin disa javë më parë e kishte përmendur mundësinë e zhvillimit të Evropianit edhe në një shtet të vetëm, dhe tani duket se kjo hipotezë po forcohet akoma më shumë.

Sfidanti.al