Patrice Evra, fejesa me Margaux tërbon ish bashkëshorten: Mi gjirizi

Patrice Evra del hapur dhe bën të ditur zyrtarisht fejesën e tij me Margaux Alexandra, modele holandeze 25 vjecare.

‘Jemi të lidhur prej më shumë se 1 viti, dua t’u them të gjithëve se më ke vjedhur zemrën-shkruante Evra në një postim të tij në Instagram-pas herës së dytë që u takuam të thashë se do të ishe bashkëshortja ime për të gjithë jetën. Nuk mund të jetoj pa ty tani, kur nuk je përkrah meje me merr malli për ty. Mendove se isha i cmendur kur të propozova martesë pas vetëm 3 muajsh. Uroj që të gjithë burrat të duan gratë e tyre sic të dua unë. Është thjesht e pabesueshme, nuk arrij ta përshkruaj. Je universi im, shpirti im, paqja ime. Ndihem i sigurt kur më mban dorën. Lumturia është zgjedhje dhe unë të zgjedh ty për pjesën e mbetur të jetës sime’.

Kjo deklaratë e fortë dashurie e tërboi jashtë mase ish bashkëshorten e futbollistit francez, Sandra me të cilën Evra është divorcuar pas 25 vitesh lidhjeje.

‘Iku nga shtëpia për një udhëtim punë për 15 ditë dhe nuk u kthye më. Në 4 mars më kërkoi divorcin nëpërmjet avokatit të tij. M’u desh kohë të kuptoja se ishte bërë një mi gjirizi-tha ish bashkëshortja e Patrice Evra për tabloidin britanik ‘The Sun’.

Sfidanti.al