Stefano Pioli ka Covid-19. Është vetë klubi i Milanit që konfirmoi lajmin për pozitivitetin e trajnerit në testet me tamponë nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksohej se tashmë janë informuar autoritetet kompetente shëndetësore. Në komunikatën e Milanit theksohet gjithashtu se Stefano Pioli nuk ka shfaqur simptoma dhe menjëherë hyri në karantinë në banesën e tij.
Në të njëjtën kohë, Milan bën të ditur se të gjithë testet e tjera të kryera nga skuadra kanë rezultuar negativë, ndërsa stërvitja është anuluar. Milani komunikon se në bazë të monitorimit të parashikuar nga protokolli i Federatës. Skuadra do të rinisë programin stërvitor për ndeshjen me Napolin pasditen e së hënës.
Sfidanti.al