Anglia harron “koronavirusin” e Islandës, tronditet nga Kovidi i Irlandës!

Kishin kaq shumë frikë dhe kishin vendosur kaq shumë kufizime saqë ishin gati të merrnin valixhet dhe aeroplanin deri në malësitë shqiptare, apo edhe më pranë në Gjermani. Kombëtarja angleze planifikonte pikërisht këtë për ndeshjen e 18 nëntorit në Ligën e Kombeve, sepse rivali i radhës, Islanda, do të vinte në Londër që nga Danimarka, një shtet i vendosur në listën e kufizimeve të qeverisë britanike. Ai hall u zgjidh, dhe kryeministri Xhonson dha leje për të luajtur në “Uembli”, por tek anglezët ka shpërthyer sërish një panik i madh.

Kjo sespse lojtari i Irlandës, Alan Braun (në foto me të bardha), doli pozitiv me koronavirus pas ndeshjes miqësore ndaj Anglisë pikërisht në “Uembli” të Londrës. Normalisht, Brauni ka qenë i infektuar edhe gjatë 90 minutave që ka qenë në fushë përballë “luanëve”. Irlandezi është izoluar, por tani do të fillojë seria e testeve për lojtarët anglezë, dhe padyshim që ata do të qendrontë të izoluar derisa të dalin përfundimet e tyre.

Sfidanti.al