Do të mund të luajë skuadra e Joakim Lëvit ndaj Ukrainës në Ligën e Europës? Plani është që ndeshja të zhvillohet në Lajpcig në 20:45 këtë të shtunë, por rreziku është i madh që kjo të mos ndodhë sepse ukrainasit kanë probleme të mëdha me koronavirusin. Katër futbollistë të kombëtares së drejtuar nga Andrij Shevçenko kanë dalë pozitivë, dhe këta janë Andrij Jarmolenko, Serhij Sidorçuk, Viktor Kovalenko dhe Viktor Cigankov. Katër lojtarët janë në hotel, ndërsa ish-sovjetikët kanë mbërritur në tokën gjermane.
Ukraina do të bëjë një tjetër test këtë të shtunë në orën 14:00 dhe vetëm pas kësaj do të merret vesh nëse ekipi do të duhet të izolohet apo jo. Shumëçka do të varet nga vendimi i Drejtorisë së Shëndetit të Lajpcigut. Sipas rregullave të UEFA-s, një ndeshje mund të zhvillohet nëse ekipet kanë të paktën 12 lojtarë dhe një portier, por sidoqoftë do të jenë autoritetet shëndetësore gjermane që do të vendosin.
Sfidanti.al