Si kështu? Tirana ka shkarkuar trajnerin Egbo? Trajnerin që futi zotin”në lojë” për bardheblutë, kurse vetë s’tregonin se kishin gjetur një “zot” tjetër, atë që kishin gjetur kampionët e mëparshem. Epo nuk ka dynja tjetër futbolli, ku trajneri kampion flaket sa hap e mbyll sytë, sikur të ketë bërë mëkat dhe jo një vepër të mirë. Paska qënë i vlefshem vetëm për një vit slogani shpirtëror “njeriu i Zotit” , tamam për vitin e 100- vjetorit, ku premtimi për të fituar titullin kampion ishte kaq i thellë dhe i kopsitur, sa nuk na lejohet të luajmë habitorin pas këtij akti të mbushur me tradhëti. Mos harroni, në lloj tonë, shkarkimet pas titullit kampion, janë “gjella” më e shijuar për presidentët, si të thuash “orgazma” e pushtetit të tyre arkaik.
S’ka shpjegim më të dobët të thuash tani se Egbon e larguan se humbi ndeshjen në Kupë apo se e nisi kampionatin me ..humbje! Pyetja që meriton ky moment me krizë morale për Tiranën është e tillë: Egbo e nisi sezonin “pa ndihmën e zotit” apo “pa ndihmën e të zotit”? Mos dëgjoni çfarë thuhen lart e poshtë për skenarin e largimit te tij nga klubi bardheblu , mjaftojnë fjalët e Egbos për të kuptuar se cilët jemi dhe çfarë qasje kemi me futbollin. “ Kishte kohë që prisnin të më hiqnin. Për një kohë të gjatë po prisnin që unë të humbisja një apo dy ndeshje dhe të më largonin…” Egbo ikën si trim, kur kujton një trajner tonin që iku me fjalët më hipokrite..”me tapi nuk e kisha marrë”
Nuk është hera e parë, as e dyta, që po përjetojmë largimin e një trajneri kampion, por mund të jetë hera e parë që një trajner kampion flet me kurajë kampionësh! Fjalët e tij “mezi prisnin të më hiqnin” , ishalla bëjnë të skuqet dikë në klubin bardheblu, në klubin e zotit Halili, i cili betohej e stërbetohej se njeriu Egbo, më parë se trajner, ishte një dhuratë e perendisë për shpirtin e trazuar te klubit , per kazanin që ziente prej vitesh..
Sfidanti.al