Inter, Sanchez lë përpara kohe stërvitjen me Kilin, gjendja për t’u vlerësuar

Alexis Sanchez shqetëson sërish Interin. Sulmuesi ndërpreu stërvitjen me përfaqësuesen kiliane dhe sipas medias amerikanolatine, gjendja fizike e tij nuk është shumë e rëndë dhe për momentin duket se Sanchez do të zbresë në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Perusë për kualifikueset e Botërorit 2022, por është nën vëzhgim

Por pavarësisht kësaj, Interi duke parë se cfarë ndodhi në tetor, po tregon vëmendjen maksimale të situatës dhe evoluimit të saj. Një muaj më parë, Sanchez u kthye nga impenjimet me kombëtaren me një dëmtim muskular që e kushtëzoi atë fillimit për ndeshjen me Milanin dhe më pas për Borussia Moenchengladbach për ta detyruar më pas që të ndalet për t’u kthyer në fushën e lojës në transfertën e Ligës së Kampioneve ndaj Realit të Madridit.

Ndaj Atalantës ishte titullar dhe Sanchez po bënte progres në formën e tij fizike, nësë do të ndalet sërish, do të përbëjë një problem për të dhe për Interin. Por edhe për Antonio Conten që iu kërkoi futbollistëve të tij që të tregoheshin të kujdesshëm në maksimum. Gjithsesi në orët në vazhdim do të mësohet më shumë për gjendjen e Sanchez

Sfidanti.al