Vonesa, nëse do ta marrim nga koha kur përfundoi turneu i vitit të kaluar, është plot 19 muaj. i tillë mallkimi i edicionit të vitit 2020 për ngjarjen e madhe të sportit të goldit, US Mastersin, që nuk po arrin e nuk po arrin të zhvillohet në Ogusta (Augusta) të shtetit të Xhorxhias. Turneu u shty me 7 muaj për shkak të epidemisë së koronavirusit, por nuk qe e thënë të kishte një fillim të lumtur.
Pak kohë pasi golfistët nisën konkurrimin në fushën me 18 vrima, ndërhyri Nëna Natyrë duke sjellë “shi me gjyma” dhe erëra të forta. Një stuhi i detyroi organizatorët të ndërprisnin garën vetëm 30 minuta pasi ajo nisi, ndërsa në fushë ishin ish-kampionët Xhek Niklaus dhe Geri Plejër (Player), në rolin e golfistëve të nderit.
Sfidanti.al