Turqi-Kroaci, Vida me Covid, por iu komunikua në pushim të ndeshjes

Një rast i bujshëm hedh hije të rënda mbi ndeshjen miqësore të zhvilluar mes Turqisë dhe Kroacisë e mbyllur në barazimin 3-3. Federata Kroate e Futbollit komunikoi pozitivitetin e mbrojtësit Domagoj Vida, që e kishte nisur ndeshjen në formacionin titullar dhe u zëvendësua vetëm në pushim të ndeshjes. Mbrojtësi i Besiktasit luajti të gjithë pjesën e parë dhe mund të ketë infektuar ndonjë prej futbollistëve në fushën e lojës

Ndërkaq në internet kanë qarkulluar video ku shihet se Vida përpara ndeshjes në tunelin e stadiumit po përqafonte shokët e skuadrës dhe rivalët.

‘Pasi futbollistët dhe anëtarët e stafit rezultuan negativë në testet e rregullt për ndeshjen kundër Turqisë ditën e hënë, të mërkurën kryen një raund tjetër testesh me tamponë për ndeshjen me Suedinë-lexohet në komunikatën e Federatës Kroate të Futbollit-Federata mori rezultatet e testeve zyrtare pas mesnatës me orën lokale dhe ia dërgoi skuadrës dhe rezultonte se  Domagoj Vida rezultoi pozitiv me Covid-19. Shërbimi mjekësor i kombëtares kroate mori informacionet e para në pushimin e ndeshjes me Turqinë. Pasi trajneri Zlatko Dalic vendosi të zëvendësonte Vidan, shërbimi mjekësor i skuadrës e izoloi futbollistit sipas të gjitha masave epidemiologjike deri në konfirmimin e rezultateve të testeve. Sipas rregullave. Vida do të kalojë ditët në vazhdim në vetëizolim në Stamboll’.

Sfidanti.al