U bë e dyta ndeshje radhazi që shënon për Holandën, duke treguar versionin e tij më të mirë. Doni Van de Bek ishte krejt tjetër lojtar me fanelën e kombëtares, në krahasim me Mançester Junajtid, duke qenë vendimtar në barazimin 1-1 ndaj Spanjës në miqësoren e luajtur në Amsterdam. “Furitë e kuqe” kaluan në epërsi me golin e Sergio Kanalesit, por mesfushori i “djajve të kuq” barazoi për Holandën pak minuta pasi nisi pjesa e dytë. Nëse tek “tulipanët” Van de Beku është i rëndësishëm, për trajnerin Ole Gunar Solskjer ai ka luajtur fare pak minuta edhe pse u mor për 45 milionë euro apo edhe më shumë nga Ajaksi.
Sfidanti.al