Covid, dëmtime dhe aktivizim i tepërt; Conte në ankth për Lukakun e Lautaron

16 lojtarë të grumbulluar me kombëtaret respektive, 16 lojtarë nëpër botë dhe të impenjuar pak a shumë në një tur force të vogël që shqetëson Interin dhe Antonio Conten. Nga njëra anë është rreziku Covid, nga ana tjetër është ankthi për gjendjen fizike të disa prej futbollistëve dhe në përgjithësi ndjenja e një aktivizimi të tepërt rë lojtarëve të janë ‘shtrydhur’ që nga fillimi I sezonit shumë intensive mund të përbëjë një të panjohur të pakëndshme.

Tekniku zikaltër u ka rekomanduar futbollistëve të tij të tregojnë kujdesin maksimal; në mënyrë të vecantë do të monitorohet gjendja e Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku duke parë rikthimin e kampionatit dhe Ligës së Kampioneve me këtë të fundit do të jetë vendimtare për Interin.

Nga Argjentina vijnë lajme që flasin se Lautaro Martinez nuk do të luajë ndaj Paraguajit në ndeshjen e tretë të Grupit të Zonës së Amerikës Latine për kualifikueset e Botërorit 2022. Sipas rrjetit televiziv ‘TyC  Sports’, sulmuesi zikaltër po stërvitet i vecuar për shkak të një problemi fizik të shfaqur gjatë nxemjes përpara ndeshjes me Atalantën. Në këtë mënyrë po mendon që të mos e aktivizojë Lautaron në ndeshjen e së premtës për ta pasur në dispozicion në gjendje të mirë në ndeshjen e 16 nëntorit ndaj Perusë.

Përsa i përket Lulakut që ka pasur një problem muskular që e la jashtë ndeshjes me Parmën dhe Realin e Madridit duke u aktivizuar për vetëm pak minuta  ndaj Atalantës, dihet që trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez do ta përdorë me kujdes. Por shqetësimi ka të bëjë edhe me situatën shëndetësore të skuadrës kombëtare belge. Portieri Thomas  Kaminski është larguar nga grumbullimi për ndeshjen miqësore me Zvicrën pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Të gjithë  pjesëtarët e tjerë të grupit kanë rezultuar negativë, por në këtë periudhë alarmi në mënyrë të paevitueshme është në nivele maksimale.

Sfidanti.al