Fiorentina, rikthehet Prandelli, nis aventurën e dytë te klubi violë

Aventura e dytë e Cesare Prandellit te Fiorentina pas asaj në periudhën 2005-2010 tashmë ka filluar. Ish trajneri i Kombëtares italiane të Futbollit që u kërkua nga padroni i klubit violë, Rocco Commisso për të zëvendësuar Beppe Iachinin në pankinë, mbërriti në qendrën stërvitore ‘Davide Astori’ ku bëri prezantimin e tij në një konferencë për shtyp, për të zhvilluar më pas edhe seancën e parë stërvitore.

‘Nuk do ta kisha menduar se do të isha një ndër të preferuarit për këtë post-tha Prandelli-gjeta një klub koherent, të vendosur për të nisur një punë skuadre në fushë dhe jashtë saj’.

Në këtë pikë dicka do të ndryshojë në aspektin taktik të Fiorentinës.

‘Kam në mendje dicka, por në fillim dua të flas me futbollisteët që duhet të binden për ndryshimet-shtoi Prandelli i cili ka firmosur me Fiorentinën një kontratë deri në fund të sezonit dhe bashkë me të në pankinë do të jenë edhe bashkëpunëtorët e tij Gabriel Pin si asistenti i tij dhe Marco Fumagalli e Valter Vio.

Sfidanti.al