Barcelona, kur flet Pjanic: Jam te klubi më i mirë botë, por ende nuk jam i kënaqur

‘Jam te klubi  më i mirë në botë që ka stilin e lojës që kam dëshiruar gjithnjë të luaj. Por ende nuk jam i kënaqur’-Kështu u shpreh Miralem Pjanic, mesfushori i Barcelonës në një intervistë të dhënë për francezët e Canal Plus.

‘Dua të kem mundësinë që të fitoj tituj të rëndësishëm. Ky është objektivi im-vijoi Pjanic-të jem më i miri dhe të fitoj trofe të mëdhenj’.

Më pas Pjanic zbuloi se në të kaluarën kishte mundësinë për të kaluar te Bayerni i Mynihut apo Interit, por nuk i dukej momenti I duhur. Boshnjaku shtoi se mund të kishte shkuar te Juventus, 2 vjet përpara transferimit të tij por do të humbiste dy sezone pasi nuk do të luante rregullisht  pasi në atë kohë te Juventusi ishin emra të tillë si Pogba, Pirlo dhe Vidal.

‘Tani luaj për Barcelonën dhe kjo është një sfidë e bukur-përfundoi mesfushori Miralem Pjanic.

Sfidanti.al