Kanë rezultuar të gjithë negativë në testet për Covid-19 që iu nënshtruan futbollistët e Lazios në mbrëmjen e së shtunës. Por u regjistruan 2 raste pozitiviteti te stafi teknik. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, testi me tampon nuk u kryen nga 3 futboillistë për të cilët agjencia rajonale e shëndetësisë aplikoi masën e karantinimit; Immobile, Strakosha dhe Lucas Leiva.
Te gjithë testet u procesuan në laboratorin e Avellinos ‘Futura Diagnostica’, një qendër që ishte përfshirë në qendër të polemikave në ditët e fundit.
Sfidanti.al