Duket se Paris Saint Germaini po përgatitet për një revolucion në pankinë. Humbja e pësuar në Ligën e Kampioneve në fushën e Leipzigut, e katërta në këtë fillim sezoni, nuk ishte fatale, për stolin e Thomas Tuchel, por reduktoi në minimum hapësirat për të gabuar për trajnerin gjerman që do të thotë se për Tuchel cdo ndeshje deri në fund të këtij viti është një finale e vërtetë përsa i përket të ardhmes së tij.
Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, Tuchel kontrata e të cilit me Paris Saint Germainit skadon në qershor është gjithnjë e më pranë largimit. E përditshmja e njohur franceze flet edhe për kandidatët që mund ta zëvendësojnë Tuchel dhe bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin, Thiago Mottan dhe Mauricio Pochettino.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, promovuesi i këtij ‘mocioni mosbesimi’ ndaj Tuchel te Paris Saint Germaini është Drejtori Sportiv i PSG, Leonardo i cili dëshiron që t’ia besojë stolin, pikërisht Allegrit. Por në Katar nuk janë shumë të bindur dhe duket se Nasser Al Khelaifi dëshiron t’i japë edhe pak më shumë kohë Tuchelit. Trajneri gjerman është ai që iu afrua më pranë fitimit të Ligës së Kampioneve e për më tepër kostot e zgjidhjes së kontratës me të do të jenë shumë të larta në këtë moment të vështirë në aspektin financiar. Për më tepër, Al Khelaifi që nga momenti mori drejtimin e PSG,ka shkarkuar vetëm 1 trajner gjatë një sezoni, Koumbare në 2011/12
Me fjalë të tjera fati i Tuchel nuk është shenjuar ende, por në Paris po mendohet për pasuesin e tij dhe në orët e fundit po përmendet gjithnjë e më shumë emri i Thiago Mottas i cili duket se ka edhe mbështetjen e Neymar e Rafinhas. Emri i Mottas pëlqehet , por ende nuk i bind plotësisht drejtuesit e Paris Saint Germainit që preferojnë një emër më të njohur si Allegri apo Mauricio Pochettino që ende nuk ka një skuadër pas largimit nga pankina e Tottenhamit. Nëse francezët do të vendosin të shkarkojnë Tuchel duhet të përshpejtojnë hapat e tyre pasi për Allegrin dhe Pochettinon ka shfaqur një interes të madh Manchester United që po mendon të largojë Solskjaer pas një fillimi aspak të mirë të sezonit me Djajtë e Kuq që gjenden në vendin e 15 në Premier League.
Sfidanti.al